Të rinjtë që u përleshën me thikë këtë pasdite në Elbasan, ngjarje që përfundoi me një të vdekur, ishin takuar për tu sqaruar për një vajzë.

Mësohet se 28-vjeçari Florenc Kovaçi, i vëllai, Mikel Kovaçi kishin lënë takim me një grup të rinjsh për tu sqaruar për një debat në lidhje me një vajzë, por sherri ka degjeneruar në përdorimin e thikave.

Për pasojë, 28-vjeçari ka ndërruar jetë, ndërsa i vëllai ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.