Ndoshta kishte ide tjetër, por video e shfaqur prej saj u mor negativisht nga mjaft ndjekës të cilët lëshuan lumë kritikash në rrjet.
Dea Mishel Hoxha është penduar për videon që postoi në lidhje me fëmijët jetimë dhe e ka fshirë atë. Në një postim në Instastory, vajza që numëron 99 mijë e 900 ndjekës shkruan se nuk ka pasur asgjë dashakeqëse ndaj fëmijëve, por thjesht janë anormalë ata që nuk e kanë kuptuar mesazhin e videos së saj. Për pjesën që qesh gjatë gjithë kohës teksa flet, Dea thotë se kështu i plotëson emocionet, kur i vjen për të qarë, qesh.
“Ndonjëherë mendoj me zë të lartë dhe i hap probleme vetes. Gjithashtu unë qesh kur më vjen për të qarë, kështu i plotësoj emocionet, Ju lutem mos më përdorni për klikime, s’më interesojnë fare, prandaj dhe videon e fshiva sapo u postua. Dukeni të dëshpëruar. Kush është normal e ka kuptuar që unë s’kam pasur asgjë dashakeqëse, do ishte çmenduri po të kisha. Madje më habisni sesi e keni transformuar situatën sikur unë urrej apo tallem me fëmijët. Gjithsesi, dua të kërkoj ndjesë për njerëzit që mund të jenë prekur personalisht. Ju dua, mos u bëni të këqinj,”- shkruan Dea.
Më herët ajo postoi një video ku me tone tallëse dëgjohej të pyeste se si e vizatonin një shtëpi fëmijët jetimë, formën klasike me çati lart apo institucionin me shumë dritare.