Ish-deputetja e PD-së Majlinda Bregu gjatë fjalës së saj në Shkollën Verore Europiane ka folur rreth lajmeve që qarkulluan se ajo do të ishte pjesë e qeverisë “Rama 2”.

Bregu tha se është lodhur duke përgënjeshtruar lajme të tilla.

“Shumë gazetarë më kanë pyetur javën që shkoi për një përfolje publike, në fakt nuk ishte e vetmja për përfshirjen time në qeverinë e sotme për shkak të shkrirjes së Ministrisë së Integrimit dhe kështu me radhë. Në fakt jam lodhur duke përgënjeshtruar lajme dhe sajesa gjatë këtyre viteve, burimin e të cilave e gjen fare lehtë. Mjafton të lexosh ndonjë torollak krishtar që edhe pse ka blerë një mandat parlamentari e nis punën si shërbëtor. Mua nuk më duhet të jem as në parlament as në qeveri për të qenë shqiptar. Tashmë e kam detyrim të fatit dhe identetit tim politik që kudo të jem të përpiqem për të afruar datën e anëtarësimit të Shqipërisë në Europë”, u shpreh Bregu.