Reperi kosovar, Getinjo, është rikthyer në rrjete sociale, pas një pauze disa mujore.
Gjatë kësaj kohe, u aludua se Getinjo ishte arrestuar, kjo pasi vëllai i tij, Mozzik, postoi një foto të tijën dhe bëri thirrje për lirinë e tij.
Megjithatë, sot reperi është rikthyer në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”, me një foto të tij, ku shprehet se ka një histori të gjatë për të treguar.
“Histori e gjatë, rikthehemi në botën e egër”, ka shkruar Getinjo.