Fakti që Elhaida Dani dhe Ledian Agallijaj nuk janë shfaqur bashkë në ditën e të dashururave ngriti disa polemika. 

Çifti nuk u shfaqën krah njëri-tjetrit në Shën Valentin dhe po ashtu nuk bënë as dedikime romantike si pjesa më e madhe e personazheve publike. Kjo ka mjaftuar që të ngrihen pikëpyetje se çfarë po ndodh mes tyre. 

Megjithatë, një përgjigje ka ardhur ditën e sotme. Çifti është fotografuar nga “iconstyle” në shoqërinë e njëri-tjetrit në Tiranë. Ata duken mirë e bukur dhe na vërtetuan edhe një herë se rrjetet sociale nuk janë gjithë një tregues.


Dyshja u njohën në “Dancing with the stars” ku lindën edhe ndjenjat mes tyre. Pasi pranuan romancën e tyre në publik, Elhaida dhe Lediani, përveçse u duartrokitën nga shumë njerëz për emocionet që përcollën, patën gjithashtu edhe shumë kritika në rrjet. 

Njerëzit paragjykuan faktin që pak kohë më parë balerini ishte në një marrëdhënie me Ditjona Borën, prej rreth 10 vitesh. 

Lediani ka deklaruar se ata kanë biseduar bashkë për çdo gjë dhe se lidhja e tyre është reale. Nga ana tjetër, Elhaida është shprehur se të dy kanë qenë beqarë kur nisën lidhjen e tyre dhe ka kërkuar që njerëzit ta lënë ta jetojnë historinë.