Këngëtari i njohur Gent Fatali u përfol se është në një lidhje dashurie me një vajzë, as më pak e as më shumë se me motrën e Loredanës, gruan e reperit Mozzik.

Në mediat online qarkulloi një fotografi e tij me Rozafën, për të cilën shkruajtën se është partnerja e këngëtarit, i cili ka zbuluar të vërtetën e kësaj historie.

Në një intervistë për "Prive", Genti tha se vajzën në foto e ka kushërirë dhe statusi i tij është ende beqar.