Një polic është vrarë Loznicë të Serbisë, në kufi me Bosnjë e Hercegovinën.
Si të dyshuar për vrasjen policia serbe po kërkon shqiptarin nga Kosova, Artan Hajrizin, të cilit i kanë gjetur një pasaportë të lëshuar nga Kosova dhe një letërnjoftim nga Gjermania.
Artani është vëllai i Faton Hajrizit, i cili u arratis nga burgu i Smerkonices së Vushtrrisë në Kosovë.
Prindërit e tyre kanë deklaruar për mediat vendase janë të traumatizuar nga ngjarja, ndërsa janë shprehur se Artani nuk ka qenë në Kosovë që prej janarit.
Sipas tyre, Fatoni ka shkuar në Gjermani dhe ka qëndruar dy ditë e më pas i ka vjedhur pasaportën Artanit.
Artani ka deklaruar se ndodhet në Gjermani dhe dokumente e tij janë vjedhur nga i vëllai, Faton Hajrizi.
Artan Hajrizi tha se distancohet nga vëllai i tij duhe thënë se nuk i intereson se çfarë ka bërë ai.
“Fatoni m’i ka vjedhë dokumentet, ai nuk dorëzohet veç i vdekur”, ka deklaruar ai.