Ramazan Rraja ka reaguar në lidhje me kërkesën e policisë për të dëshmuar për vrasjen e trefishtë te mbikalimi i Fushë-Krujës, ku ndërruan jetë Brilant Martinaj, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.
Përmes një reagimi për News 24 Ramazan Rraja bën me dije se ndodhet jashtë vendit dhe se nuk ka lidhje me ngjarjen e rëndë.
“Nuk kam asnje lidhje me krimin, ndodhem jashte vendit. Per shtate muaj ne Shqiperi kam qendruar vetem 3 dite kur kam vizituar familjen. Policia po me sulmon qellimisht me akuzon padrejtesisht per cdo krim”, tha Rraja.