Ka ndërruar jetë një vajzë tetë vjeçare pasi u thith nga tubat e ujit në një pishinë hoteli.
Informacioni është raportuar nga familja e saj pasi ajo u zhduk papritur.
Aliyah Jaico ishte duke shijuar pushimet me familjen e saj në hotelin DoubleTree në Houston, Teksas, kur tragjedia ndodhi të shtunën më 23 mars.
Avokatët që përfaqësojnë familjen thanë se ajo ishte në pishinë, kur ajo u thith në një hendek të pasigurt në sistemin rrjedhës të pishinës.
Trupi i saj u gjet më vonë rreth 6 metra thellë brenda tubacionit.
Gjithashu familja ka paditur hotelin për më shumë se 1 milion dollarë si dëmshpërblim, ndërsa policia po heton.