Kryetari i Partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka reaguar në Facebook pas incidentit që ndodhi mbrëmë në mesnatë teksa protestonte bashkë me mbështetësit e tij para Kryeministrisë.
“Edi Rama të bëj përgjegjës ty!
Miq, mbrëmë pas mesnate dhjetëra forca të Edi Ramës u sulën të tërbuar mbi ne. I gjendur përballë dhunimit të së drejtës sime Kushtetuese për të shprehur mendimin tim përmes protestës, nuk kam lëvizur. Kam nisur të filmoj. Nga veprimet e tyre një prej ngrohëseve më ka goditur.
Ndodhem te Spitali i Traumës ku po kryej ekzaminimet. Sërish do kthehem në shesh. Edi Rama unë nuk të kam frikë. Përkundrazi! Ti je kreu i një bande dhe do mbash përgjegjësi.
I bëj thirrje kujtdo të bashkohet kundër hajdutëve!”, shkruan Lapaj.





