Humbja 9-2 nga Bayerni i Mynihut në debutimin e tyre sezonal në Ligën e Kampionëve nuk është kapërdirë lehtë në kampin e Dinamos së Zagrebit.
Drejtuesit e klubit kroat kanë vendosur që të shkarkojnë nga detyra trajnerin Sergej Jakirović.
Nuk është vendosur akoma se kush do të jetë trajneri i ri, por klubi njofton se shumë shpejt do të bëjë të ditur emrin e tij.
Te Dinamo e Zagrebit aktivizohet edhe sulmuesi i kombëtares shqiptare Arbër Hoxha, që me këtë ndryshim mund të fitojë një vend titullari te skuadra kroate.