Brazil, 13 korrik 2014  – Portieri i ri i kombëtares hollandeze, Jasper Cillessen, në ndeshjen e djeshme për vendin e tretë në Botëror, nuk kishte shumë punë. Kështu, në një çast qëndroi ulur, i mbështetur në shtyllën e portës.

Edhe pse e bëri këtë veprim për të ngritur murin mbrojtës para një goditjeje të lirë të brazilianëve, tifozët kreativë filluan me montazhet që e bëjnë Jasperin personazh kryesor të ndeshjes.

Kështu, në Twitter nisi hashtagu #cillessensitsonthings (Cillessen ulur në gjëra). Për më shumë, shikojini fotot e postuara më poshtë.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/