Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Durrësit vendosur për shembjen e 7 banesat e para në zonën e Ish-Kënetës në Durrës, të cilat pas goditjeve të tërmetit ishin shpallur të pabanueshme.

Ministri i gjendjes së jashtëzakonshme, Bledi Çuçi tha se në ndihmë të grupit të ekspertëve shqiptarë kanë ardhur edhe inxhinierë të huaj, ndërsa shtoi se do të shemben të gjithë banesat që janë në rrëzik për jetën e qytetarëve.

"Këto janë 7 objektet e para që prishen në bazë të vendimit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë së Durrësit. Me ne po asistojnë, përveç ekspertëve dhe inxhinierëve pamë dhe grupin e IKMT-së dhe një grup inxhinierësh të huaj me të cilët po bëjmë të mundur që prishja të jetë në mënyrë sa më profesionale dhe që të ketë sa më pak dëme të të gjithë ambientit  që e rrethon," tha Çuçi.