Balerini i njohur shqiptar, Eno Birko vijon të mbetet në spital, pasi të martën u hodh nga kati i katërt i pallatit të tij.

Sipas mjekëve të spitalit të Traumës, gjendja shëndetësore e Birkos është stabël.

Megjithatë ende nuk dihen nëse balerini ka kaluar rrezikun për jetën, pasi ka fraktura të gjymtyrëve.

Gjendja e tij shëndetësore vijon të mbahet në monitorim nga stafi mjekësor.