I dha fund jetës duke deklaruar se ishte “Spiderman”, një ditë më parë teksa ishte kthyer në Rinas, por sot familjarët pretendojnë se 23-vjeçari nuk kishte probleme psikike.
Në dëshminë e siguruar nga “News 24”, të afërmit e Juglend Kapllanaj tregojnë se 23-vjeçari ishte i fejuar dhe jetonte me qira bashkë me prindërit në një apartament te “Myslym Shyri” në Tiranë.
“Jurgeni ishte tip i mbyllur, por nuk ka pasur probleme psikike”, thonë ata.
Juglendi u vetëhodh dje nga një lartësi e konsiderueshme në terminalin e Rinasit, ndërsa policia tha se i riu ndodhej në një situatë të rëndë psikike.





