25 qershor 2015 – Efektivët e Durrësit kanë vënë në pranga një 22-vjeçar dhe po punojnë për kapjen e një 32-vjeçari, të cilët u vidhnin varëset nga qafa disa grave në Durrës.
I riu që u arrestua nga specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës është Saleo Roci, banues në Durrës, ndërsa shtetasi në kërkim është 32-vjeçari H.B. banues në Peqin. Të dy këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore u kanë vjedhur varësen nga qafa shtetaseve: L.B. 62 vjeçe, L.M. 57 vjeçe, V.K.73 vjeçe, të trija banuese në Durrës.
Ndërkohë, po vazhdon puna për zbardhjen e plotë të këtyre ngjarjeve dhe sekuestrimin e provave materiale.
Dy të rinjtë akuzohen për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”, materialet e së cilës i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Durrës për veprime të mëtejshme.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/