Një shqiptar 26 vjeçar, që punonte si roje plazhi në zonën turistike të Riminit, ka mbetur i plagosur së bashku me 3 turistë të huaj.
Ngjarja e regjistruar në orët e para të kësaj të mërkure në Marina Centro, Rimini, nuk është zbardhur ende plotësisht nga policia italiane.
Sipas informacioneve paraprake, i riu shqiptar i ka shkuar në ndihmë një çifti turistësh, që po tentonte t’i grabiste një nigerian.
Kur ka parë shqiptarin që u ka ardhur në ndihmë, nigeriani ka nxjerrë thikën që mbante me vete dhe me të ka goditur shqiptarin në kafazin e kraharorit si dhe ka sulmuar tre turistë.
Në vendngjarje kanë mbërritur ambulance dhe karabinierët. Sipas medieve italiane, shqiptari i plagosur është i shtruar në spital, por jashtë rrezikut për jetën.





