Një vepër e piktorit Willem de Kooning, e cila ishte zhdukur nga viti 1985 deri në vitin 2017, do të shfaqet publikisht për herë të parë.

“Woman-Ochre”, e sapo restauruar, me vlerë mbi 100 milionë dollarë, u pre me dhunë nga korniza e saj në një muze dhe u mbajt në dhomën e gjumit të një çifti pothuajse katër dekada.

Në vitin 2017, vepra u gjet në një dyqan antik, në New Mexico. Pronari i dyqanit e kishte blerë atë dhe sende të tjera për rreth 2,000 dollarë në një shitje pronash pas vdekjes së Jerry dhe Rita Alter, çifti që kishte pikturën në pronësi.

Një klient që dyshoi se vepra e artit ishte një de Kooning dhe vuri në lëvizje zinxhirin e ngjarjeve që çuan në rikuperimin e saj.