Teksa mungon vetëm përgjigja zyrtare, që është testi i ADN-së, nuk ka më dyshime të tjera se trupi i gjetur i vrarë dhe i djegur në bagazhin e një “Range Rover”-i mëngjesin e së hënës në Rodenga, i përket një 40-vjeçari nga Kosova.

Mediet italiane raportojnë se mendohet se si fillim ai është vrarë me armë zjarri dhe më pas është djegur brenda makinës.

Fuoristrada është në pronësi të një shtetasi tjetër kosovar, një 34-vjeçar me banim në Rovato, i cili ia kishte dhënë për përdorim viktimës.

Në trupin e pajetë të 40-vjeçarit tashmë është kryer autopsia. Rezultatet e autopsisë do të ndihmojnë për të kuptuar se si dhe kur vdiq. Viktima është një emër i njohur për policinë, pasi dyshohet si i përfshirë në trafik droge dhe armësh.

Makina e djegur u gjet pasditen e së hënës, ndërsa në bagazhin e saj u gjet trupi i pajetë i shtetasit kosovar.