Është publikuar fotoja e Erion Çelës, i cili mbeti i vrarë mbrëmjen e djeshme nga masakra që u shënua në një lokal në “Don Bosko”.
Menaxheri i lokalit, ku ndodhi edhe ngjarja tha se viktima së bashku me gruan shtatzënë kishin pirë së bashku kafe në lokal, ndërsa më pas 35-vjeçari ishte ulur me persona të tjerë në një tavolinë afër xhamit.
Nga ngjarja mbetën të plagosur Arben Dani, 46 vjeç; Azbi Selimaj, 19 vjeç; Edmond Crroj, 41 vjeç, i plagosur në këmbë dhe bark; Blerim Çela, vëllai i viktimës, i dëmtuar në fytyrë dhe këmbën e djathtë.