Personi që shihni në foto është Selman Mihana 70 vjeç, i cili mbeti i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Gurez të Kurbinit, gjatë një atentati.
Ky atentat kishte objektiv pronarin e tij, Ardian Gjeloshin 51 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur dhe është jashtë rrezikut për jetën.
70-vjeçari punonte si ekonomist në një firmë për përpunimin e inerteve. Autorët kanë qëlluar nga jashtë firmës, ndërkohe plumbat i kanë kapur gjatë momentit që po futeshin në zyre. Në moment ka qenë prezent vetëm roja i objektit dhe sipas informacioneve paraprake nga policia, shënjestra ka qenë pronari i firmës i cili dyshohet se është qëlluar për shkaqe hakmarrjeje.





