Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që tronditi Pejën ditën e djeshme (16 prill) ku Gjyljeta Ukella, nënë e tre fëmijëve, u vra nga bashkëshorti i saj me plumb në kokë.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi nëpërmjet një lidhje skype për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel tha se viktima, kishte qenë duke pirë kafen e mëngjesit në banesë kur u qëllua me plumb në kokë nga autori Edmond Lajçi, i cili kishte qenë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.
“Edmond Lajci në 2003-in ka një dënim për armëmbajtje pa leje dhe dënim për dhunë psikolopgjike në 2022-in. Viktima ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit dhe autori ka shkuar dhe e ka qëlluar plumb në kokë dhe e ka lënë pa jetë”– u shpreh Nikçi.
Dyshohet se fëmijët e çiftit kanë qenë në banesë në momentin kur ndodhi ngjarja e rëndë.