Përcillet për në banesën e fundit, 15-vjeçari që ndërroi jetë disa ditë pasi u godit me thikë nga bashkëmoshatari i tij në Durrës.
I mituri Erjon Boba nga fshati Koçaj, jetonte me qira prej 3 vitesh në zonën e Kënetës në Durrës, ku kishin shkuar për një jetë më të mirë e arsim më profesional.
Por fatkeqësisht, gjatë një konflikti, 15-vjeçari humbi jetën pas një sherri në afërsi të banesës, ku jetonin me qira.
Sipas dëshmisë të babait të tij, Adem Boba, 15-vjeçari ishte nisur për të punuar tek një lavazh në afërsi të banesës, punë të cilën i mituri e bënte pasi përfundonte mësimin.
Qindra vetë morën pjesë në ceremoninë mortore duke i shprehur ngushëllime familjes Boba.





