Policia e Tiranës ka gjetur armë dhe drogë në banesën e Devi Kasmit, i cili u ekzekutua mbrëmë me armë në një atentat mafioz në rrugën “Kongresi i Manastirit”. Sipas burime nga Policia e Tiranës, në banesën e Kasmit u gjet një automatik me silenciator, 3 kg kokainë dhe 100 gramë lëndë sintetike.

Mësohet se pista ku po heton policia është ajo e hakmarrjes për shkak të aktivitetit të dyshuar kriminal të viktimës.

Dyshohet se kanë qenë dy autorë të maskuar me skafandër dhe me motor, të cilët hapën zjarr ndaj Devis Kasmit. Sipas informacioneve, në skenën e krimit janë gjetur 9 gëzhoja të qëlluara nga armët e autorëve.

41-vjeçari Kasmi u ekzekutua pranë banesës së tij mbrëmjen e djeshme, sapo kishte dalë prej saj dhe po hipte në një makinë të parkuar aty pranë. Ai ka ndërruar emrin nga Dëfrim në Devi për shkak të konflikteve në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Ndërkohë Policia ka shpallur në kërkim si njërin nga autorët e dyshuar të ngjarjes, shtetasin Domart Konjari.