Vajza e Admir Murataj, i cili mbeti i vrarë në shkëmbimin me armë zjarri me forcat e rendit pas super grabitjes së 9 prillit në aeroportin e Rinasit, ka depozituar sot një kallëzim penal në prokurori ndaj Policisë së Shtetit.
Përmes avokatit Arbër Hoxhaj, vajza e 47-vjeçarit ka kallëzuar penalisht në Prokurori punonjësit e FNSH-së për vrasjen e babait të saj.
"Ai person është qëlluar për t’u vrarë. Gjykata e Shkallës të parë të nisë seancat për punonjësit e policisë. Duam hetim të punonjësve të FNSH-së. Mund të ishte arrestuar. Do të mbahet përgjegjësi për vjedhjen e bërë por edhe kush e bëri vrasjen duhet të marrë përgjegjësi", u shpreh avokati.





