Është zbuluar fotoja e viktimës, Kudret Saliajt, i cili u vra ditën e sotme nga ish-vjehrri i tij Mexhit Picari, pas sherreve të vazhdueshme për divorcin dhe kujdestarisë së fëmijëve. 

Nga të shtënat me armë zjarri mbeti i plagosur dhe avokati i viktimës, Adriatik Cama. Rreth një orë më vonë policia bëri të mundur arrestimin e autorit në shtëpinë e vajzës në Yzberisht.

Në momentin e arrestimi, Picari ka deklaruar se e kreu vrasjen për dinjitetin e vajzës së tij.

Kryepolici i Tiranës Rebani Jaupi ka thënë se Saliaj kishte kërkuar divorc nga bashkëshortja e tij pasi kjo e fundit ka qenë e arrestuar dhe për dhunë në familje.