Personi në foto është Aranit Kurti, 23-vjeçari që humbi jetën pas një sherri për një kafe në orët e para të mëngjesit.

Ai ishte ulur në tavolinë me Daniel Pepën, i cili i kishte kërkuar kamerierit një kafe, por kjo nuk iu shërbye pasi ekspresi ishte i fikur.

Gjatë përplasjeve, Flori Paluçi, i cili ndodhej pranë kamerierit, nxori armën dhe qëlloi Aranit Kurtin, duke e lënë të vdekur.

Më pas, Daniel Pepa qëlloi për vdekje Flori Paluçin dhe u largua nga lokali. Aktualisht, Pepa është në kërkim nga policia.