PAKISTAN– Policia e Pakistanit thotë se një politikan opozitar dhe babai i tij janë vrarë nga persona të armatosur e të panjohur në qytetin Karaçi.
Raportohet se vetura e politikanit Mian Taimur, ku gjendej edhe babai i tij, është sulmuar nga personat e armatosur në motoçikletë, mbrëmë vonë.
Kjo është vrasja e dytë politike në Karaçi, brenda një jave.
Të enjten e kaluar është vrarë ligjvënësi provincial Manzar Imam dhe tri truproje të tij.