Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kërkon lirimin nga burgu. Përmes avokatit të tij, Genc Gjokutaj, në Apelin e GJKKO është depozituar kërkesa ankimore për ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg”
Avokati i tij, Genc Gjokutaj pasi doli nga Apeli i GJKKO tha se ata janë kundër kërkesave të SPAK dhe vendimit të gjykatës që caktoi masën arrest me burg.
“Depozituam ankimin ndaj vendimit që caktoi masën e sigurimit dhe atij që vendosi vazhdimin e masës arrest me burg ndaj Ilir Metës.
Qëndrimi jonë është kundër kërkesës së SPAK dhe gjykatës që caktoi këtë masë. Kjo masë nuk ka asnjë kriter të përgjithshëm apo të vecantë për tu vendosur. Edhe nga pikëpamja e dyshimit të arsyeshëm që duhet të bazohet në prova, mund ta them që ky është një vendim i tipit thashethem”, tha Gjokutaj.