Një burrë nga India, i cili donte një makinë Jaguar për ditëlindje dhe i dhuruan një model tjetër u inatos keq.
Në vend të saj, i dhanë një BMW, e cila kushton rreth 49 mijë dollarë, por e hodhi në lumë.
Videoja u postua në rrjetet sociale ku makina shihet duke “lundruar” në lumin e shtetit verior Indian, Haryana.
Më vonë, u bllokua në një pellg me bar të gjatë. Ndërkohë policia po heton ngjarjen, raportojnë mediat lokale.





