Xhoel Maçolli u zgjodh lojtari i ndeshjes në barazimi pa gola që Teuta arriti ndaj Egnatias në Rrogozhinë, në duelin e vlefshëm për Kupën e Shqipërisë. Mesfushori pogradecar deklaroi: “Faleminderit për vlerësimin, për ata që më zgjodhën. E dominuam Egnatian në të gjitha mënyrat, por ky është futbolli, na mungoi finalizimi, kjo ishte Kupa për ne në këtë sezon, duhet të shikojmë vazhdimësinë në kampionat dhe të tentojmë të kapim katërshen.
Me Tiranën pjesa e dytë ishte shumë më e mirë. E treguam që kur kishim topin ishim më të rrezikshëm. Vonesat e lojës për shkak të kundërshtarit e bënë të pamundur. Ne kishim rastet tona, por nuk shënuam. Në futboll asgjë nuk është e pamundur, ka edhe 11 ndeshje, duhet të vazhdojmë punën, duke filluar nga ndeshja e radhës me Egnatian, të hënën do ia dalim për të marrë 3 pikë”, deklaroi Maçolli.





