Mesfushori i Teutës, Xhoele Maçolli, u zgjodh lojtari më i mirë i duelit ndaj Partizanit. Në prononcimin e dhënë, mesfushori pogradecar foli me diplomaci, teksa deklaroi:
“Çunat dhe trajnerët ma kanë bërë më të thjeshtë përshtatjen me ekipit. Merita është e të gjithë grupit që ne të ecim përpara.
Nuk është veç merita ime, jemi një për të gjithë të gjithë për një, për të dhënë shpirtin në fushë. Kemi 2 muaj që punojmë me trajnerin e ri. Po marrim informacionet në mënyrën e duhur. Shpresoj shumë të marrim rezultate pozitive dhe fitore.
Toli është lojtarë me cilësi të mira edhe Lloci gjithashtu. Ndonjëherë lojtari i stolit mund ta fitojë ndeshjen. Për ne është i rëndësishëm ekipi jo individi”, u shpreh Maçolli.





