Momenti kurorëzues i Clara Sosa si Miss Grand International 2018 është i paharrueshëm. Pasi u shpall fituese e konkursit, Clara shpërtheu në emocione, por menjëherë i ra të fikët.

Gjithçka ka filluar në momentin që është përmendur emri i saj. Bukuroshja nuk i përballoi dot emocionet. Konkurrentja, Meenakshi Chaudhary e Indisë ishte e shpejtë për t’iu përgjigjur rënies së Clarës.

Clara dha një fjalim të jashtëzakonshëm si pjesë e Top 10 dhe siguroi kurorën me një përgjigje të zhurmshme në pyetjen përfundimtare.

Videoja tregon momentin drithërues, ku duket se menjëherë vrapojnë nga salla njerëzit, për t’i dhënë ndihmën e parë vajzës, e cila më pas ka marrë kurorën me lot në sy.