Në një konferencë për shtyp, Skëdner Gjinushi ka dhënë sot dorëheqjen si kryetar i Partisë Social Demokrate (PSD) pasi u zgjedh në krye të Akademisë së Shkencave.

Edhe pse ky është një akt të cilin Gjinushi duket ta kishte bërë më herë, Gjinushi vendosi sot, dy javë para zgjedhjeve të japë dorëheqjen nga posti i kreut të PSD.

Skënder Gjinushi, ish-ministër i Arsimit u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave  me 35 vota pro dhe 6 kundër. Kujtojmë se zgjedhja e Gjinushit në kryet të ASH është kundërshtuar fort nga akademiku Artan Fuga.