Polumbarët e Forcës Detare gjetën sot trupin e pajetë të peshkatarit Mehmet Aliraj, 60 vjeç, i cili kishte hyrë në det për të gjuajtur peshk me pushkë sportive dhe nuk doli më nga uji.
Roja Bregdetare e Forcës Detare, e mbështetur edhe nga Policia Kufitare për disa orë u angazhuan në operacionin e kërkimit nga deti dhe toka në Gjirin e Dukatit për peshkatarin e zhdukur dje.
Ministria e Mbrojtjen njofton se trupi është gjetur 20 metra larg bregut. “I veshur me kostumin e zhytjes u gjet ne thellesine 5 metra nga polumbaret e Forces Detare”, thuhet në njoftimin e MM.





