22 korrik 2015 – Pas 5 vitesh paraqitet në polici një 23-vjeçare, e cila ishte shpallur në kërkim pasi ishte zhdukur pa lënë gjurmë.
Mësohet se shtetasja me iniciale S.K., është paraqitur në ambientet e Komisariatit të Policisë së Shijakut, ku ka deklaruar se ishte larguar nga shtëpia me dëshirën e saj.
Burime nga Policia e Durrësit njoftojnë se 23-vjeçarja ishte larguar nga banesa e saj në Shijak më 12 mars të vitit 2010, në atë kohë vetëm 18 vjeçe, për të cilën më pas u bë shpallja në kërkim.
Nuk bëhet e ditur se cilat kanë qenë shkaqet që e kanë çuar në atë kohë 18-vjeçaren të largohej nga shtëpia dhe të rikthehet tashmë pas 5 vitesh dhe të pohojë se gjithçka ka qenë me dëshirën e saj. Për veprime të mëtejshme, kjo çështje do të hetohet nga Prokuroria e Durrësit.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/