Nga i dërguari ynë Shefqet Kërcelli

Më datën 6 prill 2019, në sallën e “The women’s National Republican Club”, Manhatten, u zhvillua Konferenca kombëtare në kuadrin e 110 vjetorit të botimit të numrit. të parë të gazetës “Dielli”.

Në këtë konferencë jubilare morën pjesë Drejtues, aktivistë dhe anëtarë të shoqatës “Vatra”, gazetarë dhe bashkëpunëtorë të gazetës “Dielli” në vite, studjues, historianë, përfaqsues të shoqatave të ndryshme shqiptaro-amerikane, përfaqsues të klerit fetar shqiptaro-amerikan, përfaqsues të medias, etj.

Qëllimi i kësaj konference ishte evidentimi i kontributit të kësaj gazete dhe bashkëpunëtorëve të saj, për pasqyrimin në vijimësi të jetës së shqiptaro-amerikanëve që në orët e para dhe aktualisht, mbrojtjes së cështjes shqiptare në SHBA e kudo dhe si një dritare e hapur për opinionin e cdo shqiptari mbi zhvillimet në SHBA e Shqipëri. Konferenca solli në vemendjen e opinionit vlerat e pamohueshme historike, letrare, arkivore e kulturore të gazetës “Dielli”, për kombin shqiptar në tërësi gjatë këtyre 110 viteve.

Konferenca filloi me ekzekutimin e hymneve kombëtare të SHBA dhe Shqipërisë. Më pas dy moderatorët e Konferencës, Frank Shkreli dhe Rafaela Prifti, prezantuan programin e konferencës, referuesit dhe cështjet që do trajtojë secili.

Zoti Dritan Mishto, Kryetari i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, i uroi mirëseardhjen pjesmarrsve të kësaj konference.

Në panelin e parë, i pari që e mori fjalën ishte Prof. Nikolla PANO, me temën “Roli i Diellit në Ringjalljen Kombëtare dhe bashkësinë shqiptare-amerikane, gjatë viteve 1909-1924”. 

Më pas studjues Grant Hariis,Shef i Divizionit Evropian në Bibliotekën e Kongresit amerikan përmes krahasimeve me botimet e kohës, foli për një nivel të lartë sofistikimi e mobilizimi të komunitetit shqiptar të dëshmuar përmes botimeve si Dielli e publikimeve të tjera të diasporës shqiptare në Evropë, që u mungonte shumë komuniteteve të tjera etnike në emigracion.Dielli and Its Compeers:  Ethnic Newspapers in the Early 20th Century Summary of paper:  This presentation will place Dielli in the perspective of the East European press in America from the 1890s to 1914, as well as the first Albanian-language newspaper published in Albania:Taraboshi (1913-14; 1921).

Ndërsa Dr. Elez Biberaj, Drejtori i Divizionit të Euroazisë në Zërin e Amerikës, theksoi nevojën që organe mediatike të diasporës në Shtetet e Bashkuara të vazhdojnë të kontribuojnë në çështjen shqiptare, duke ofruar lajme e informacione të bazuara tek faktet, duke pasqyruar një larmi zërash e opiniones si forum për debatin publik. Ai trajtoi gjerësisht “Bashkëpunimin me Diellin gjatë kohës kur redaktor i gazetës ishte Xhevat Kallajxhiu dhe disa komente për sfidat e shoqërisë shqiptare sot në Shqipëri dhe Kosovë”.

Gazetari dhe studjuesi Ilir IKONOMI, solli {video-dokumentar}, INTERVISTËN E FAIK KONICES DHENE GAZETARIT HILMAR BAUKHAGE TE RADIOS NBC ME 8 PRILL 1939

Në vijim Ishdiplomati dhe studjuesi MAL BERISHA, në panelin e dytë mbajti kumtesën: “VATRA – QEVERI NË MËRGIM – KONTRIBUTI NË KONFERENCËN E PAQËS NË PARIS 1919, DHE ATË TË OKB – SË NË SAN FRANÇISKO 1945”.

Po në këtë panel Prof. DR. Muharrem DEZHGIU, mbajti kumtesën “DIELLI NË SHEKULLIN E DYTË"

Nga EDITORI i gazetës “Dielli”, u fol për Nacionalistin dhe demokratin e përkushtuar Xhevat Kallajxhi. Ndërsa Studjuesi Idriz Lamaj mbajti kumtesën: Publicistika antikomuniste shqiptare në mërgim dhe gazeta Dielli. Përmbajtja e;Gazetat Flamuri, L'Albanie Libre, Shqipëria, Bashkimi i Kombit dhe dhjetëra gazeta të tjera të Mërgatës në polemika me Diellin…

Dr. Arjeta Ferlushkaj mbajti kumtesën:Në Brendësi të Diellit;- strukturimi i brendshëm i gazetës ndër vite.

Në panelin e III-të, Agron Alibali & Loreta Loli mbajti kumtesën "FAIK KONICA PAK I NJOHUR – Shkrime dhe studime nëpër faqet e Diellit – 1939 – 1942".

Zonja Rafaela Prifti, foli mbi jetën e EDITORIT DHE SEKRETARIT të parë të VATRËS PETER R. PRIFTI

Zoti DALIP GRECA- mbajti kumtesën “DIELLI- GAZETA E RILINDJES KOMBËTARE, 110 VITE HISTORI, SFIDAT E MBIJETESËS, EDITORËT, MENAXHERËT, VLERAT, RISITË”…

Ndër të tjera zoti Greca theksoi se, Konferenca u fokusua në historinë dhe sfidat e së ardhmes të gazetës “Dielli”, e cila më 15 shkurt 2019, përkujtoi 110 vjetorin e lindjes. Gazeta që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe numuri i parë i saj doli 36 ditë mbas mbylljes së gazetës “Kombi”, më 10 janar 1909.

Edhe pse ishte një gazetë e një shoqate krahinore, shpejt programi i “Diellit” i kaloi kufijtë e një shoqate dhe mori përmasa kombëtare. Botimi i programit të “Diellit” në numurin e parë të tij, nuk ishte thjesht një program publicistik i një të përjavshmeje mërgimtare, por në thelb, program i një lëvizje mbarëkombëtare.  Ndaj sot në këtë konferencë, studjuesit bashkohen me faktin se Programi i “Diellit” ishte një dokument historik që i parapriu Lëvizjes Kombëtare në SHBA. Në vijim zoti Greca shpjegoi rrugetimin historik e mediatik të gazetës “Dielli”. Ai foli gjithashtu për rolin e cdo editori në botimin e “Diellit”, të gjithë pena të spikatura, profesionistë e patriotë, duke filluar me FAN S.Nolin, pastaj me radhë Faik Konica, Eftim Nasi, Kristo Floqi, Kristo Dako, Paskal Aleksi, Denis Kamburi, Kosta Cekrezi, Bahri Omari, Andon Frashëri, Aqile Tasi, Refat Gurrazezi, Nelo Drizari, Peter Tyko, Qerim Panariti, Peter R.Prifti, Bilal Xhaferri, Athanas Gegaj, Xhevat Kallajxhiu, Eduard Lico, Arshi Pipa, Anton Cefa dhe aktualisht Dalip Greca.

Zoti Greca e mbylli ligjëratën me sfidat e “Diellit” në shekullin e Dytë të jetsë.  Ai solli si shembull, vitet ’20-’30 të shekullit të kaluar., kur rinia studentore ishte bashkëpunëtore active e “Diellit”, një shembull që duhet të ndiqet nga rinia e sotme shqiptaro-amerikane.

Konferenca i shërbeu qëllimit të saj për të sjellë në vemëndjen e opinionit kontributin e madh që ka dhënë komuniteti shqiptaro-amerikan përmes dekadave për çështjen shqiptare, të cilat janë përcjellë në faqet e Diellit, vit pas viti, muaj pas muaji, javë pas jave, plot 110 vjet.

Pjesmarrësit e dashamirësit e mbyllën Konferencën me urimin e përbashkët: Edhe 100 vite të tjera, në misionin tuaj fisnik, gazeta “Dielli”!