Një turiste izraelite ka ndërruar jetë sot në spital. Ajo u aksidentua një ditë më parë në Elbasan, ku motori me të cilën po lëvizte së bashku me shoqëruesin u përplas me një makinë, ndërsa kjo e fundit e mori përpara duke e zënë poshtë. 

Aksidenti ndodhi në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan, ku mjeti tip “Toyota” është përplasur me motoçikletën tip “Honda”. Në këtë përplasje u përfshi edhe një mjet tjetër tip “Audi”, dhe për pasojë u dëmtuan drejtuesi dhe pasagjerja e motoçikletës, ku shtetasia M.N., 31 vjeçe, ndërroi jetë në spital, ndërsa drejtuesi i motoçikletës është jashtë rrezikut për jetën.

Policia informojmë sot ndërkaq se specialistët për u arrestuan në flagrancë shtetasit: F.M., 30 vjeç, banues në Elbasan dhe N.S., 42 vjeç,  banues në Zefat, Izrael. Materialet hetimore në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  për veprën penale ” Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.