Në Federatën Shqiptare të Futbollit u hodh shorti i gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë për U-17 dhe U-19 profesioniste. Nën drejtimin e Sekretarit te Përgjithshëm Ilir Shulku dhe shefit të garave Lysien Nurishmi, tetë skuadra të të dyja kategorive, kanë njohur kundërshtarët e tyre në turin gjysmëfinal të Kupës.
Për kategorinë U-17 do të ndeshen:
Olimpic-Shkendija Durrësit
Tirana-Flamurtari
Për kategorinë U-19 do të ndeshen:
Tirana-Teuta
Partizani-Flamurtari
Takimet do të zhvillohen të shtunën dhe të dielën më 6 dhe 7 shkurt. Kjo është hera e parë që Federata Shqiptare e Futbollit, organizon Kupën e Shqipërisë për këtë kategori moshash.