Derbi i Durrësit mbyllet me fitoren e Teutës në shifrat 2-1.

Kapllani ka qenë heroi i takimit, me një dopietë për durrsakët e drejtuar nga Ilir Bitruku.

Sfida filloi me gol për Shkëndijën, teksa Çela befasoi Teutën.

Por, pas një pjese të parë zhgënjyese, durrsakët përmbysën gjithçka në të dytën, teksa Kapllani realizoi në minutat 45 dhe 66.