Shkëndija Durrësit – Flamurtari 2-1
Shënues: Hoxha ‘37, Berisha ‘47/ Haruni ‘77
Shkëndija e Durrësit: Lorashi, Reci, Disha, Kastrati, Xholi, Dardha, Gecaj, Hoti, Karepi, D.Hoxha, Berisha. U aktivizuan: M.Hoxha dhe Hasankolli
Flamurtari: Qirko, Qari, Bajrami, Skrapalliu, Braçe, Zeqaj, Zano, Seferaj, Haruni, Xhaferraj, Aliaj. U aktivizuan: Hysaraj, Ferraj
Shkëndija e Durrësit ka mundur me rezultat të ngushtë Flamurtarin në një ndeshje me emocione. Lojtarët e Shkëndisë kanë kaluar në avantazh në pjesën e parë në minutën e 37-të në një lojë ku durrsakët kanë pasur më shumë raste shënimi. Shkëndija e ka pasur më të lehtë teksa shënon edhe golin e dytë në të 47-n duke administruar më pas rezultatin.
Megjithatë vlonjatët nuk janë dorëzuar dhe kanë shënuar golin e vetëm të tyre në të 77-n, ndërkohë që edhe pse kanë patur edhe raste të tjera shënimi, nuk i kanë shfrytëzuar si duhet përballë Shkëndisë që ka administruar si duhet lojën duke ruajtur avantazhin që i jep tri pikët.