Teuta-Elbasani 1-0

Golat: Hyka 35’

Teuta: Vata, Ajdini, Duka, Lika, Përkeqi, Ndraxhi, Vila, Hoxha, Bashhysa, Mara, Hyka

U aktivizuan: Shala, Kajoshi   

Trajner: G. Begeja

Elbasani: Moli, Cani, Dishani, Karaj, Dushku, Suleja, Canellari, Kalemi, Meta, Bullari, Stojku    

U aktivizuan: Avduli, Dalipi, File, Toska      

Trajner: A. Kila

Arbitra: S. Greca, A. Met’hoxha, F. Greca

Teuta ka fituar minimalisht ndaj ekipit të Elbasanit. Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të djemve të Begesë që kanë zhvilluar një lojë mjaft të mirë dhe të fortë. Rezultati u zhbllokua nga Hyka në pjesën e parë. Goli i Hykës ishte i tre pikëve për ekipin e Teutës. Skuadra elbasanase ka tentuar të shënojë golin e barazimit, por që nuk ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës. Ndërkohë që Stojku ua ka lehtësuar punën djemve të Teutës pasi në minutën e 82-të ka marrë karton të kuq.