Tomorri ka arritur të marrë pikën e parë këtë sezon futbollistik në kategorinë superiore U19.

Befasia është që këtë pikë Tomorri e ka marrë pikërisht ndaj Teutës që është pretendentja kryesore për titullin.

Kjo kategori është një “artileri” e rëndë për të besuarit e trajnerit të Tomorrit, por gjithsesi barazimi 1-1 me Teutën u jep moral beratasve të rinj për një vazhdimësi pozitive, ndërsa durrsakët edhe pse ishte një bërazim i papritur vazhdojnë rrugën drejt titullit.