Deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka vazhduar thirrjet e saj drejtuar qeverisë në lidhje me këstin e taksës mbi Profesionet e Lira që është paguar nga Profesionistët e Lirë përpara vendimit të marrë nga Gjykata Kushtetuese. Deputetja e PD që ishte një nga flamurtaret e luftës kundër kësaj takes në parlament dhe më tej në Gjykatën Kushtetuese I bëri dhe një herë thirrje qeverisë që të ritkhejë tek qytetarët 12 mln euro që ka marrë nga xhepat e tyre për nëj taksë që është quajtur antikushtetuese nga Gjykata Kushtetuese.

“Vendimi parë që Ministri Finamcave duhet të dërgojë në tavolinën e qeverisë është rikthimi kësaj pagese që u morr padrejtësisht dhe pandershmërisht në një kohë që Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte çështjen e dërguar prej PD dhe profesionistëve të lirë ” shkruan Tabaku në rrjete e saj sociale duke I kërkuar qeverisë socialiste veprime konkrete në lidhje me profesionet e lira.

Tabaku shkruan se shqiptarëve u duhet një qeveri e ndershme që ka përgjegjësi morale dhe financiare për veprimet që kryen. Ajo shkruan se një qeveri që nuk i trajton m dinjitet qytetarët nuk është një qeveri që i shërben atyre.

Postimi i plotë i deputetes së PD, Jorida Tabaku

Qeveria vazhdon të heshtë për rikthimin e këstit të taksës që padrejtësisht u ka marrë profesionistëve të lirë. Të jemi të qartë, shtresa e mesme ka paguar padrejtësisht një këst të taksës antikushtetuese të profesionistëve të lirë. Atyre u duhet kthyer ajo që është marrë padrejtësisht dhe pandershmërisht!

Vendimi parë që Ministri Financave duhet të dërgojë në tavolinën e qeverisë është rikthimi kësaj pagese që u morr padrejtësisht dhe pandershmërisht në një kohë që Gjykata Kushtetuese po shqyrtonte çështjen e dërguar prej PD dhe profesionistëve të lirë. Nuk ka asnjë logjikë ligjore, ekonomike dhe administrative që qeveria të mbajë në arkë 10 mln euro që u janë marrë padrejtësisht profesionistëve të lirë!

Nëse qeveria sot hesht kjo vjen si pasojë e vendimit të saj politik për t’u sekuestruar padrejtësisht 10 mijë qytetarëve që kanë një biznes të vogël të ardhurat që u takojnë atyre. Koha t’u rikthehet qytetarëve ajo që iu morr padrejtësisht dhe pandershmërisht! Na duhet një qeveri e ndershme që i trajton me dinjitet qytetarët. Që respekton sipërmarrjen! Që nuk mbingarkon me taksa dhe nuk fut dorën në xhepin e shtresës së mesme edhe kur Kushtetuta e ndalon! Nuk do ndalemi për sa kohë nuk do u rikthehet ç’ka u është marrë padrejtësisht shtresës së mesme!