Njëzet e tre automjete luksoze që ishin konfiskuar nga organizatat kriminale nga policia e Stambollit u shndërruan në automjete të policisë rrugore, beri të ditur te martën Ministria e Brendshme e Turqisë.

Automjetet iu dhanë policisë së Stambollit në përputhje me një urdhër gjykate, njoftuan autoritetet turke. Automjetet e konfiskuara, të cilat përfshijnë, Ferrari, Bentley, Porsche dhe Volvo, u ngjyrosën me të bardhë e blu dhe u vendosën tabelat e policisë rrugore.

Ato u ekspozuan në Stamboll, ku ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya i inspektoi mjetet përpara se të viheshin në përdorim nga policia turke. Automjetet luksoze të sekuestruara gjatë operacionit kundër Bandës Comanchero, e cila u shkatërrua nga Policia e Stambollit, tashmë do të përdoren për qëllime sigurie.