Tre marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi midis Universitetit “Aleksandër Moisiu” të Durrësit, Universitetit Politeknik të Marche, në Ankona të Italisë dhe dy qendrave kërkimore dhe trajnuese italiane në fushën e mjekësisë u nënshkruan sot në ambientet e UAMD-së.
Për rektorin Shkëlqim Fortuzi, këto marrëveshje hapin një kapitull të ri në historikun e UAMD-së dhe janë një hap i mëtejshëm i këtij institucioni dijesh në ndërkombëtarizimin e tij. Duke nisur nga viti i ardhshëm akademik, në UAMD do të hapen programe të dyfishta në shkenca mjekësore dhe programe në të gjitha njësitë kryesore të universitetit të Durrësit. Sirnkon
Nënshkrimi i këtyre marrëveshjeve ishte i një rëndësie të veçantë edhe për rektorin e Universitetit Politeknik të Marche-së, Gian Luca Gregori, i cili vlerësoi maksimalisht punën akademike të bërë në UAMD. Universiteti Politeknik është një prej universiteteve më prestigjoze dhe të suksesshme në Itali.
“Me rektorin kemi identifikuar shumë mundësi reale për të realizuar projekte të përbashkëta, duke nisur nga fusha e mjekësisë. Do të shkojmë të shikojmë kampusin e ri që po ndërtohet. Universiteti është shumë prodhues, ndihet dëshira për t’u rritur, për të investuar”,- tha ai për “DurrësLajm”.
Në takim dhe gjatë nënshkrimit të marrëveshjeve ishin të pranishëm jo vetëm rektorët Fortuzi dhe Gregori, por edhe përfaqësues nga qendrat kërkimore dhe trajnuese italiane si dhe profesorë nga Universiteti i Sapienza-s dhe Universiteti i Udines.
M.B.





