Universiteti i Durrësit “Aleksandër Moisiu” bashkëpunon prej kohësh me programin Credit Mobility Erasmus+, i cili ofron bursa studimi semestrale në universitetet homologe në rajon dhe më gjerë.
Në kuadër të këtij bashkëpunimi, UAMD bën të ditur se ekzistojnë mundësi të mira për studentët e interesuar për të ndjekur studimet semestrale jashtë vendit.
Në një njoftim të tij, UAMD fton studentët të aplikojnë pasi janë në total 6 bursa studimi, 3 në një universitetet në Budapest dhe 3 në Egje, Greqi.
Ndërsa bursat për në universitetin e Egjeut janë të kufizuara vetëm në një degë, atë të Navigimit, në universitetin e Budapestit fushat e studimit janë: Studime Ndërkombëtare, Shkenca Shoqërore, Shkenca Natyrore dhe Shkenca Ekonomike.
Kusht kryesor për përfitimin e bursës është njohja mjaft e mirë e gjuhës angleze nga studentët e interesuar.
Për të gjithë të interesuarit, në njoftimin e UAMD-së jepen edhe detaje të tjera lidhur me specifikat e secilës bursë.
NJOFTIMI I UAMD-së
BURSA PËR STUDIME SEMESTRALE JASHTË VENDIT
NË KUADRIN E ERASMUS PLUS CREDIT MOBILITY
Të dashur studentë,
Në saj të programit Credit Mobility Erasmus + ku Universiteti Aleksandër Moisiu është përfshirë në disa marrëveshje bëshkëpunimi, ju njofton se ju mund të përfitoni fonde për bursa studimi konkretisht, semestrale si më poshtë vijon:
1. Universiteti i Shkencave të Aplikuara Kodolányi János në Budapest, Hungari ofron
Nr. i bursave: 3 (tre)
Niveli: Bachelor
Viti i studimit: Viti II, Viti i III (semestri i parë) dhe Master
Kohëzgjatja: 4 muaj
Periudha: Semestri i dytë, 2016-2017
Fusha e studimit: Studime Ndërkombëtare, Shkenca Shoqërore, Shkenca Natyrore dhe Shkenca Ekonomike.
Kushti: Studentët duhet të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohet niveli i gjuhës angleze B1
Pagesa: 750 Euro /muaj, 275 Eur Transport
1. Universiteti i Egjeut në Greqi ofron:
Nr. i bursave: 3 (tre)
Niveli: Bachelor
Viti i studimit: Viti II, Viti i III (semestri i parë)
Kohëzgjatja: 6 muaj
Periudha: Semestri i dytë, 2016-2017
Fusha e studimit: Navigacion
Kushti: Studentët duhet të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, preferohet niveli i gjuhës angleze B1
Pagesa: 800 Euro /muaj, 275 Euro Transporti





