Ndërsa maturantët fitues po përgatiten të regjistrohen në degët dhe universitetet e përzgjedhura prej tyre, shumë prej tyre kanë paqartësi për procedurën e regjistrimit dhe çështje të tjera.

Nisur nga kjo, për tu ardhur në ndihmë kandidatëve për student, UAMD jep informacione mbi datat, dokumentacionin, çregjistrimet dhe ankimimet për të TRE RAUNDET e pranimeve në Universitete. 

Njoftimi i UAMD-së:

Nisur nga pyetjet e shumta që na janë drejtuar orët e fundit, Universiteti “Aleksandër Moisiu” u vjen në ndihmë kandidatëve për studentë në mbarë vendin me procedurën e regjistrimit dhe të dhëna të tjera të rëndësishme.
Në dokumentin e përgatitur do të gjeni informacione mbi datat, dokumentacionin, çregjistrimet dhe ankimimet për të TRE RAUNDET e pranimeve në Universitete. 
Po, ashtu, do të gjeni edhe procedurat e pranimit dhe regjistrimit (me afatet e aplikimit dhe dokumentacionin përkatës): 

  •  të kandidatëve që aplikojnë për transferim të studimeve
  •  të kandidatëve që aplikojnë për program të dytë studimi në programet e ciklit të parë të studimeve
  •  të kandidatëve që aplikojnë për program të dytë studimi në programet e studimeve me karakter profesional
  •  të kandidatëve që aplikojnë për program të dytë studimi të integruar të studimeve të ciklit të dytë

Suksese kandidatëve për studentë në mbarë vendin dhe mos harroni që UAMD ju pret krahëhapur 
https://bit.ly/2MBN30w

#UAMD #Dije #Edukim #Kulturë #përShqipërinë