Në universitetin "Aleksandër Moisiu" në Durrës ështe mbajtur një leksion i hapur në kuadër të zhvillimit të metejshëm të bashkëpunimeve dhe njohjes me eksperiencat e vendeve të Bashkimit Europian.
Leksioni i hapur mbi psikomotricitetin u mbajt nga lektorët, Fanny Berdot dhe Leo Delabays nga Gjeneva e Zvicrës, nën mbikqyrjen e lektorëve të departamentit të Shkencave Mjekësore Teknike në UAMD, Indrit Bimi dhe Aida Lako.
Tematikat e diskutuara gjatë këtij aktiviteti ku merrnin pjesë studentë të infermierisë, fizioterapisë dhe mamisë ishin:
1. Historiku i psikomotricitetit si profesione e qasje terapeutike
2. Tonusi muskular.
3. Zhvillimi i rregullimit tonik.
4. Patologji lidhur me tonusin muskular
5. Skema trupore
6. Elemente mbi komunikimin joverbal
7. Relaksioni ne psikomotricitet
8. Loja në terapine psikomotore





