UAMD dhe Akademia e Forcave të Armatosura, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, me qëllim vendosjen e një kuadri institucional bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, zhvilluar në ambientet e Rektoratit të UAMD-së, ishin te pranishëm Rektori Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Komandant Gjeneral brigade Dr. Alfred Mullai.

Gjatë takimit u vlerësua maksimalisht statusi i veçante i AFA-s si i vetmi institucion i arsimit të lartë për mbrojtjen dhe sigurinë, i cili tashmë i ka hapur dyert për zhvillimin e arsimit ushtarak universitar, duke i shtuar vlerat mësimore në formimin e brezave të rinj në FA dhe jashtë vendit.

Njëkohësisht, arritja e kësaj marrëveshjeje, është një hap dhe vlerë e shtuar gjatë këtij rrugëtimi për zhvillimin e arsimit të lartë, duke nxitur bashkëpunimin ndërinstitucional në të gjitha nivelet.